Fundi i Shtetit Islamik

Nga Baghuz po largohen banorët e fundit. Qyteza siriane fare pranë kufirit me Irakun është bastioni i fundit që ka mbetur në duart e xhihadistëve të Shtetit Islamik. Në qytezë ndodhen mbi 3 mijë terroristë të armatosur. Ata janë të rrethuar nga Forcat Demokratike Siriane, të cilët janë në pritje të largimit të gjithë civilëve për të nisur sulmin përfundimtar ndaj terroristëve.

Forcat Demokratike Siriane janë një grup opozitar i moderuar kundër regjimit të Bashar al-Asadit që mbështeten nga Perëndimi. Ata po ndihmohen nga ekspertë ushtarakë amerikanë. Në mediat ndërkombëtare janë hedhur dyshime se të mes civilëve që largohen janë edhe disa meshkuj të maskuar, të cilët mund të jenë militantë xhihadistë.

Beteja e Baghuz zhduk përfundimisht nga harta e Lindjes së Mesme, Shtetin Islamik, që gjatë 4 viteve të fundit zotëronte gjysmën e Irakut dhe Sirisë. Një problem që kërkon zgjidhje janë xhihadistët e kapur gjatë betejave, që asnjë nga vendet Perëndimore të origjinës nuk pranon t’i riatdhesojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?