Fundi luftës ruse në Ukrainë? SHBA: Nuk ka shpresë të përfundojë gjatë dimrit
Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë që ka nisur që në muajin shkurt? Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se lufta nuk do të përfundojë në muajt e ardhshëm të dimrit.
“Ne të gjithë do të donim që lufta në Ukrainë të përfundonte sot ose në fillim të vitit të ardhshëm. Por nga ajo që shohim në terren dhe nga luftimet intensive që po ndodhin, ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhë”,-tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.
Po ashtu ai konfirmo se një shtetas amerikan është liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.