Fundoset anija, mbyten 21 persona në lindje të Indisë (VIDEO)
Të paktën 21 persona janë mbytur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur, si pasojë e përmbytjes së një anije të mbipopulluar në një lum në lindje të Indisë, njofton policia vendore.
Gati 50 persona po ktheheshin përmes anijes nga një festival fetar në një fshat përgjatë lumit Patna, kur anija u përmbys dje pasdite, ka thënë zyrtari policor Chandan Kushwaha.
Deri më tani janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital vetëm 13 persona, ndërsa 21 të tjerë raportohen se kanë ndërruar jetë.
KOHA JONË SONDAZH

