Funerali i Nemtsov, Rusia ndalon pjesmarrjen e politikanëve perëndimorë

Lideri i opozitës ruse, Boris Nemtsov, i vrarë pak ditë më parë është përcjellë sot në banesën e fundit.
Ceremonia e varrimit u zhvillua sot në Moskë, ndërsa disa politikanë evropianë thonë se janë ndaluar të hyjnë në Rusi për të marrë pjesë në funeralin e Nemtsov.

Varrimi i tij në varrezën moskovite të Troiekurovskoies u parapri nga një ceremoni publike në qendrën ”Sakharov”, muze kushtuar të Drejtave të Njeriut dhe akademistit disident sovjetik Andrei Sakharov, “Ishte dikush të cilin e ndjeja të afërt. Dëshiroj t’i them lamtumirë. Ishte një njeri që kishte principe, një njeri karizmatik. Pak rëndësi ka kush e vrau, kjo është një humbje e pariparueshme”, theksoi Maria Koniakova, një psikologe.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ish-kryeministri në kohën e Putinit, kaluar tashmë në opozitë, Mikhail Kassianov, ish-kryeministri britanik, John Major dhe ambasadori i SHBA-së, John Tefft, i cili shprehu dhimbjen e thellë të presidentit dhe popullit amerikan për vdekjen e këtij patrioti të madh rus.
Një kurorë u dërgua nga kryeministri rus, Dmitri Medvedev dhe disa anëtarë të qeverisë ishin të pranishëm për të bërë homazhe për Boris Nemtsov, veçanërisht zëvendëskryeministri, Arkadi Dvorkovitch dhe Serguei Prikhodko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesin e atyre që iu është refuzuar kërkesa është edhe Kryetari i Senatit të Polonisë, Bogdan Borusevicz. “Doja të tregoja respektin që e kam pasur për Boris Nemtsovin dhe për të gjithë rusët që mendojnë si ai”, ka thënë Borusevicz, i cili ka qenë disident në kohën e komunizmit.
Boris Nemtsov u vra në një urë pak metra larg Kremlinit, në orët e vona të datës 27 shkurt, ndërsa shoqërohej nga e dashura e tij, Anna Duritska, e cila është lejuar të largohet nga Rusia për tu kthyer në atdheun e saj, Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur vrasjen provokim, ndërsa ai nuk do të marrë pjesë në funeral. Më 2 mars, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vrasja e Nemtsovit nuk duhet të përdoret për “qëllime politike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?