“Futi” duart në të pasmet e një vajze, 21-vjeçari plagoset me thikë
Një sherr mes meshkujsh ka ndodhur në një klub nate në Australi ku prekja e të pasmeve të një femre u bë shkak i një plagosjeje.
Jaydon Sienkiewicz kishte shkuar për të festuar me babain dhe njerkën e tij në klubin Mixx Discotheque, por e pësoi rëndë nga një lëvizje e pamenduar. Ndërsa shkonte në tualet dhe rrinte vetëm, ai qëndron pranë një tavoline dhe prek të pasmet e një vajze që po kërcente me të dashurin e saj.
Vajza po kërcente ndërsa krahët i kishte tek i dashuri i saj, dhe Jaydon u zgjat për ta prekur. Ajo mundohet ta mbajë larg partnerin e saj nga 21-vjecari, por ai nxorri thikën duke e prerë në qafë.
Tre njerëz u afruan për të shmangur një sherr të madh. Ai u dërgua me urgjencë në spitali pasi kishte gjakderdhje.
/
KOHA JONË SONDAZH

