G20 në Romë: Më shumë vaksina, më pak kufizime
‘’Më shumë vaksina për të shmangur kufizimet”. Ishte ky mesazhi i samitit të ministrave të Shëndetësisë të G20-ës, të cilët u takuan nëRomë të Italisë për të diskutuar lidhur me pandeminë koronavirus.
Synimi i samitit është rritja e nivelit të bashkëpunimit dhe trajtimi me një front i sfidave shëndetësore në nivel ndërkombëtar.
Ministri italian i Shëndetësisë dhe kryesuesi i samitit, Roberto Speranza, mirëpriti ministrat dhe delegacionet e tyre në seancën e parë të samitit dy-ditor, kushtuar ndikimit të Covid-19 në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të axhendës 2030.