Gabimet ruse me mobilizim, Putin e pranon: Thirrëm njerëz që nuk duhej

Ajo që ai e thirri me shumë bindje, ka gabime. Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi gabimet në mobilizimin e pjesshëm dhe njoftoi se kishte firmosur një dekret për korrigjimin e tyre. Ai tha se do të anulonte rekrutimin për kategori të tjera studentësh, përfshirë ata të regjistruar në universitete private të akredituar.

“Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se një sërë kategorish të qytetarëve tanë nuk kanë nevojë të përfshihen si pjesë e përpjekjes për mobilizim dhe i ka renditur ato. Megjithatë, ndryshimet përkatëse në kuadrin ligjor nuk janë bërë në kohë.

Draft dekreti që është dorëzuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria dolën në një mënyrë që nuk përfaqësonte këndvështrimin e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, kështu që ne duhet të bëjmë rregullime në këtë dokument në përputhje me rrethanat”.

SHKARKO APP