Gafa e Ministres Franceze të Kulturës, nuk njeh nobelistin
Të njëjtin mendim duket se ndan edhe Ministrja e Kulturës në Francë, Fleur Pellerin. Pavarësisht rrëfimit të saj në një intervistë se kishte kaluar një drekë “të mrekullueshme” me autorin, ajo nuk ishte në gjendje të kujtonte qoftë edhe një titull të librave të Modianos.
Pas kësaj gafe në television Pellerin, “u kryqëzua” në mediat sociale.
Pellerin u shpreh për Canal+ pasi prezantuesi e pyeti t’i thoshte titujt e preferuar të Modianos se; “ Unë nuk e kam problem të them se nuk kam lexuar libra dy vitet e fundit. Lexoj shënime, tekste legjislative, lajme, historitë e AFP-së, por lexoj shumë pak”.
Komentatori Claude Askolovitch shkroi në Huffington Post France të hënën se pasi ministrja pohoi se lexon shumë pak, ajo duhet të japë dorëheqjen.
Pellerin ka lindur në Korenë e Jugut, por është adoptuar nga një familje franceze kur ishte gjashtë muajshe.
Në profilin e saj tek Le Figaro pas takimit, Pellerin tha se autorët e saj të preferuar ishin, Charles Baudelaire me “Lulet e së keqes” dhe Kazanova në Bolzano i autorit hungarez Sándor Márai. Gjithsesi ajo sërish nuk përmendi gjëkundi ndonjë titull të nobelsistit francez Modiano.
Por me siguri Fleur Pellerin nuk është e vetme në mosditjen e titujve të librave të Modianos, edhe pse e thënë nga Minstrja franceze e Kulturës kjo nuk mund të mos përbëjë lajm.