Gafat e Biden nuk kanë fund, Obama nuk beson më tek Presidenti
Konferenca për shtyp e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden u shoqërua me gafa të shumta, në një kohë që zërat brenda demokratëve që vënë dyshim aftësitë e Presidentit sa vijnë dhe rriten. Biden iu referua gabimisht Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si “President Putin” ndërsa foli me gazetarët për mbështetjen e NATO-s për Ukrainën.
Ai më vonë u korrigjua, përpara se Zelensky të merrte mikrofonin. ”President Putin?”,-tha Biden, duke korrigjuar veten. ”Presidenti Zelensky. Unë jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”. Por gafat e Biden nuk përfunduan këtu. Gjatë konferencës ai e quajti Kamala Harrisin ”zëvendëspresident Trump”. Ai është pyetur nëse ka shqetësime për aftësinë e zëvendëspresidentes Kamala Harris për të mposhtur Donald Trump nëse ajo do të ishte në garë me të.
Barack Obama dhe Nancy Pelosi kanë folur privatisht për Joe Biden dhe të ardhmen e fushatës së tij. Si ish-presidenti ashtu edhe ish-kryetarja shprehën shqetësimet se sa më e vështirë mendojnë se është bërë për presidentin të mundë Donald Trump.
Pelosi ka folur me Biden që nga debati, por që nga ajo kohë, demokratja nga Kalifornia e ka bërë të qartë se nuk e sheh vendimin e Biden për të qëndruar në garë si përfundimtar.