Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin: Do sulmojmë qendrat ekonomike
Një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk ndalojnë sulmet, Irani do të kthejë goditjet ndaj “të gjitha qendrave ekonomike” në Lindjen e Mesme. “Po i themi armikut se nëse vendos të godasë qendrat tona kryesore, ne do të godasim të gjitha qendrat ekonomike në rajon”,- tha gjenerali Ebrahim Jabbari, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme. Deklarata e tij shoqërohet edhe me paralajmërime të tjera për rritje të tensioneve dhe ndikim në tregjet energjetike, ndërsa konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit po përshkallëzohet në një luftë më të gjerë rajonale.
KOHA JONË SONDAZH

