Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:11 Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup Reforma e Kupës së Italisë po merr formë. Pas njoftimit të synimit, Lega Serie A ka detajuar tani modalitetet e mundshme të ndryshimit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gardat e Revolucionit kërcënojnë protestuesit në Iran, 50 të vrarë deri tani

Bota E shtunë, 10 Janar 2026 15:03
Gardat e Revolucionit kërcënojnë protestuesit në Iran, 50 të vrarë deri tani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas zgjerimit të protestave në Iran aktivistët kanë raportuar më shumë se 50 demonstrues të vrarë. Krerët europianë apelojnë ndaj Teheranit për vetëpërmbajtje.

Në Iran, Garda e Revolucionit, me mjaft pushtet, ka kërcënuar të shtypë protestat e vazhdueshme kundër udhëheqjes iraniane. Ruajtja e sigurisë është një “vijë e kuqe”, deklaroir Garda në televizionin shtetëror të shtunën (10.01.). Është e papranueshme që situata aktuale të vazhdojë. Ushtria, e cila është gjithashtu nën komandën e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se do të mbrojë interesat kombëtare, infrastrukturën strategjike dhe pronën publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi se 100 “protestues të armatosur” ishin arrestuar në qytetin e Baharestanit pranë Teheranit. Njoftimi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Protestat shkallëzohen

Dhjetëra mijëra vetë vazhdojnë protestat kundër regjimit në qytetet më të mëdha të Iranit. Videot e shpërndara gjerësisht në mediat sociale tregojnë masa njerëzish në sheshet qendrore. Fillimisht, regjistrimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Mund t'ju interesojë

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla

Para 26 minutash
Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kompetencë e jona, vendos…

Veliaj kërkon të operohet në një spital që e zgjedh vetë, GJKKO e rrëzon: Nuk është kom...

Para 53 minutash
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 1 ore

Që nga fillimi i protestave, të paktën 51 demonstrues, përfshirë nëntë të mitur, janë vrarë, sipas shifrave të fundit nga organizata Iran Human Rights (IHR) me seli në Norvegji. Autoritetet dhe mediat iraniane deri më tani kanë raportuar 21 vdekje, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë.

Për shkak të ndërprerjes së internetit në mbarë vendin në Iran, vetëm disa regjistrime arritën të shpërndaheshin. Popullsia është shkëputur nga pjesa tjetër e botës për më shumë se 24 orë. Një video e publikuar nga aktivistët tregon turma njerëzish në lagjen Saadat Abad, në veri-perëndim të Teheranit. Një zë në sfond thotë, se një xhamie i është vënë flaka.

Pamjet tregojnë zjarre dhe skena kaotike në rrugë. “Vdekje diktatorit!” thërret turma në një pjesë tjetër të videos. Protestat nisën për shkak të devalvimit të monedhës, por ndërkohë intensiteti i tyre dhe thirrjet e demonstruesve dëshmojnë se kërkohet ndryshimi i regjimit.

Forcat e sigurisë me automatikë

Studentët në Teheran raportuan për një situatë të tensionuar sigurie. Forca speciale sigurie të armatosura me armë Kalashnikov ishin vendosur çdo dhjetë metra përgjatë një rruge kryesore, sipas buletinit studentor “Amirkabir”. Kishte shqetësim të madh për një përshkallëzim të dhunës.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Sakani, raportoi për shkallën e trazirave të një nate më parë (09.01.2026). Sipas tij, më shumë se 50 banka dhe disa ndërtesa qeveritare u dogjën. “Më shumë se 30 xhami u dogjën”, tha ai në një video të shpërndarë nga agjencia e lajmeve Mehr.

Trump kërcënon sërish udhëheqjen e Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri me ndërhyrjeushtarake në Iran për shkak të protestave. “Irani është në telashe të mëdha”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten (09.01.2026).

Mesazhi i tij drejtuar udhëheqjes në Teheran është: “Më mirë të mos filloni të qëlloni, sepse atëherë do të fillojmë të qëllojmë edhe ne.”

“Nëse ata fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, ne do të ndërhyjmë”, shtoi presidenti i SHBA-së. Kjo nuk do të thotë dërgim trupash tokësore në Iran, “por goditje ndaj tyre aty ku dhemb, shumë, shumë fort”.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje urgjente udhëheqjes iraniane që të përmbahet nga dhuna në sfondin e protestave masive.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet për dhunë ushtruar nga forcat iraniane të sigurisë dhe dënojmë ashpër vrasjen e demonstruesve”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Autoritetet iraniane janë përgjegjëse për mbrojtjen e popullsisë së tyre; ato duhet të lejojnë lirinë e shprehjes dhe tubimet paqësore pa frikën e hakmarrjes.

“Ne u bëjmë thirrje fuqimisht autoriteteve iraniane të ushtrojnë përmbajtje, të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve iranianë”, thuhet në deklaratë./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Tani

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 2 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

City-Napoli: Forma e dobët e Maresca-s, Napoli kërkon surprizën
Para 3 minutash

City-Napoli: Forma e dobët e Maresca-s, Napoli kërkon surprizën

Psg-Roma: Luis Enrique me mungesa të mëdha, por mbetet favorit
Para 5 minutash

Psg-Roma: Luis Enrique me mungesa të mëdha, por mbetet favorit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.