“Garë armësh” mes kriminelëve, ndihmë për terroristët
“Gara e armëve” mes grupeve kriminale në Europë, mund t’ua lehtësojë terroristëve sigurimin e armëve ushtarake të fuqishme të zjarrit, paralajmëron një raport i Komisionit Europian.
Sulmet ekstremiste në Francë, Belgjikë, Danimarkë, Suedi e gjetkë kanë përfshirë që të gjitha armë zjarri. Militantët e Shtetit Islamik përdorën armë automatike dhe bomba për të vrarë më shumë se 130 vetë në Paris nëntorin e vitit 2015.
Armët e zjarrit nuk munguan as në mësymjen e një muzeu në Bruksel, atë të revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe një supermarket në kryeqytetin francez 3 vite më parë, apo edhe shënjestrimin e disa ushtarëve jashtë detyrës në jugperëndim të Francës në vitin 2012. Raporti nënvizon se, në Paris u përdorën armë zjarri, kryesisht kallashnikovë dhe pistoleta të blera nga burime kriminale brenda Europës.
Dy tendenca shqetësojnë veçanërisht kërkuesit: përdorimi i armëve të zjarrit për kriminelët e nivelit të ulët në disa shtete anëtare të BE-së, sidomos në Europën Perëndimore, dhe afrimi në rritje i ekstremistëve islamikë me botën e krimit.
KOHA JONË SONDAZH

