Garë e fortë mes Erdogan dhe rivalit opozitar, ekspertët: Mund të ketë raund të dytë të zgjedhjeve

Turqia është përfshirë nga ethet e garës së zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në 14 Maj. Ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkon të qëndrojë për një mandat tjetër në pushtet, rivali i tij në garë Kemal Kilicdaroglu, premton të rikthejë lirinë dhe demokracinë e munguar në vend. Kilicdaroglu vjen në këtë garë zgjedhore me mbështetjen e aleancës opozitare të 6 partive.

“Të rinjtë duan demokracinë. Ata nuk duan që policia t’ju trokasë në derë që në mëngjes, vetëm se kanë bërë një postim Twitter”, tha Kemal Kilicdaroglu.

Sipas sondazheve të fundit liderit islamik në pushtet Erdogan, ka një epërsi të lehtë ndaj rivalit opozitar Kilicdaroglu. Ekspertët besojnë se kjo garë e fortë mes tyre, mund të pasohet me një raund të dytë zgjedhor pas 14 majit. “Unë po u them të rinjve se mund të më kritikojnë lirisht. Do të sigurohem që ata ta kenë këtë të drejtë”,-thotë 74-vjeçari Kemal Kilicdaroglu drejtues i Partisë Republikane Popullore, kryesorja e opozitës.

Disa nga mbështetësit e Kilicdaroglu kanë frikë për sigurinë e tij, por ai thotë se kjo nuk përbën problem. “Të jesh në politikë në Turqi do të thotë të zgjedhësh një jetë me rreziqe. Unë do të eci në rrugën time çfarëdo që të bëjë Erdogan dhe aleatët e tij. Ata nuk mund të më largojnë. Ata nuk mund të më trembin. Unë i kam bërë premtim këtij kombi”, tha ai.

SHKARKO APP