Gati çeku prej 300 euro, Greqia paketë ndihme për shkak të rritjes së çmimeve

Qeveria greke do të ndërhyjë për të mbrojtur bizneset, familjet dhe fermerët nga kjo rritje e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, tha se për shkak të rrethanave ekstreme, që vijnë si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, duhen marrë masa të guximshme, radikale dhe të natyrës direkte për të shkëputur gjeopolitikën nga kriza energjetike.

Mistotakis nënvizoi se po abuzohet me çmimet me pretekstin e krizës në Ukrainë, pavarësisht se nuk ka realisht probleme në prodhimin dhe furnizimet me karburant.

Ai shtoi se e njëjta gjë po ndodh edhe me energjinë elektrike. Një tjetër ndihmë financiare do të shkojë në xhepat e grekëve. Bëhet fjalë për “Shpërblimin e Jashtëzakonshëm të Pashkëve”, një çek deri në 300 euro që do të jepet nga qeveria për familjet në nevojë për të përballuar këtë shtrenjtim çmimesh.

SHKARKO APP