Gazeta italiane: Vuçiç si “Putini i vogël”, Perëndimi të reagojë sa s’është vonë
Gazeta italiane shkruan se lufta që ka nisur Putin në Ukrainë, ka nxjerr në pah armiqtë e tij në Perëndim, megjithatë ka zbuluar edhe ata që në një mënyrë pak a shumë të fshehtë e simpatizojnë Putinin dhe janë të gatshëm që ta marrin Putinin si një model që duhet ndjekur.
Këtu përmendin veprimet e presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan në Kurdistan, ato të presidentit kinez Xi Jingping në Tajvan, dhe kërcënimet që Aleksander Vuçiç ia ka bërë Kosovës. Gazeta italiane teksa e përmend Vuçiçin, i referohet si “fans” i Vladimir Putinit.
“Me pak fjalë, duket se shumë ‘Putin të vegjël’ po e gjejnë guximin që t’i shfaqen botës, me një sërë veprimesh që kërcënojnë paqen globale”, shkruan “Lanotiziaregionale.it”.
Gazeta italiane kur flet për kërcënimin e Kosovës nga Serbia, përmend përballjen e fundit të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz në Këshillin e Sigurimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikola Selakovic dhe kujton të kaluarën e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se po të ishte për Beogradin sot nuk do të kishte një shtet kosovar me kryeqytet Prishtinën.
“Lanotiziaregionale.it”, thotë se duket që mosmarrëveshjet e vjetra, që për një kohë dukeshin të harruara, po kthehen për t’ia vënë flakën Ballkanit. Këtë gazeta italiane e thotë teksa e përmend gjuhën e ashpër ministrit të jashtëm serb, Nikola Slekaovic, në Këshill të Sigurimit gjatë përballjes me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Gazeta italiane këtu thekson deklaratën e Selakovicit kur atakon Gërvallen me fjalët “Gërvalla flet për kasapët e Ballkanit, por nuk kujton se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë i ashtuquajturi ish-president Hashim Thaçi dhe i ahstuquajturi ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në burgun e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte për UÇK’në”.
Teksa përmendin këtë deklaratë të Selakovicit, në një paragraf më poshtë, gazeta italiane shkruan se “duhet të merren masa para se të jetë tepër vonë”.