Gazetaren e kërcënojnë me armë në transmetim LIVE, grabitësit vjedhin kamerën 15 mijë USD (VIDEO)

Ky është momenti shokues kur një gazetare televizioni australiane u ndalua nga grabitësit e maskuar të cilët, vodhën një kamera që kushtonte 15 mijë paund rrugëve të Londrës.

Gazetarja dhe kameramani sapo kishin zhvilluar një lidhje direkte me studion televizive në lidhje me familjen mbretërore, kur u sulmuan nga grabitësit.

Reporterja Laurel Irving dhe kameramani Jimmy Cannon ndodheshin në Islington, dhe po raportonin për emisionin e mëngjesit të Channel 7 kur dy të maskuar i sulmuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje njëri prej tyre i drejtoi edhe armën kameramanit duke e bërë të dorëzojë kamerën 15 mijë dollarëshe. Dy grabitësit u larguan më pas me biçikletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?