Gazetari gjeti kodin, hyn në takimin sekret të BE-së
Nje gazetar holandez arriti të hyjë ne një video-konference sekrete te ministrave të brendshme të bashkimit europian, pasi kishte mundur të siguronte kodin e takimit virtual.
Daniel Verlaan i RTL Nieuws iu bashkua konferences pasi ministri holandez i mbrojtjes postoi aksidentalisht në profilin e tij në Twitter disa detaje të mënyrës për të hyrë në konferencë. Gazetarit nuk i shpëtoi ky moment. Pesë nga gjashtë shifrat e kodit kishin qenë të dukshme në foto dhe pas disa përpjekjesh, ai kuptoi se cila ishte tjetra. Verlaan hyri në takimin online duke buzëqeshur e duke rregulluar flokët.
Më pas i përshëndeti të pranishmit me dorë, ndërsa shefi I Politikës së Jashtme të bllokut Josep Borrell, e vuri në dijeni se po hynte pa leje në një takim sekret dhe për këtë, mund të arrestohej. Edhe vetë Borelli megjithatë nuk u përmbajt dot dhe nisi të buzëqeshte. “ Bën mirë të dalësh përpara se të vijë policia”, i tha ai. “Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.