Gazetari grek nuk përmbahet: Kush kapet me armë, dihet që është shqiptar!
Gazetari grek, Nikos Evangeltaos, ka përdorur një gjuhë raciste dhe denigruese ndaj shqiptarëve. Teksa ai ishte duke folur për një ngjarje, ku ishte arrestuar një shqiptar, gazetari thotë se kjo është e zakonshme për persona të këtij entiteti.
Gjatë leximit të raporteve të policisë, në të cilin shfaqej edhe një shqiptar i kapur me armë, gazetari u shpreh se “kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.
Ai u ndesh me furinë e komenteve të ndjekësve të tij, edhe pse më koti ai nxitoi të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist dhe racist, shkruajnë mediat greke.
Και ενώ ακόμα στα ενημερωτικά δελτία έχουμε την ανάγκη να μαθαίνουμε πρώτα την καταγωγή ενός δράστη και μετά το τι έκανε,πώς εξελίχθηκε η σύλληψη κλπ,έχουμε τον κ.Ευαγγελατο να διαιωνίζει ρατσιστικες προκαταλήψεις κ να στιγματίζει απροκάλυπτα συνανθρώπους μας.@ANT1TV #Ευαγγελατος pic.twitter.com/SucUE9dVMl
— weirdman αλλά (@mixalis44424132) January 10, 2022