Gazetari italian shpërthen ndaj homazheve për Maradonën: Boll, nuk qahet një drogaxhi

”Covid-19 duket të jetë më pak i rëndë, sesa ndarja nga jeta e Maradonës dhe kjo gjë vihet re në të gjithë botën”. Gazetari dhe folësi në Radio 24, Giuseppe Cruciani, është shprehur në këtë mënyrë në emisionin e tij. Me doza negativiteti ai ka folur për ceremoninë dhe reagimin, sidomos në Napoli ndaj vdekjes së yllit argjentinas të futbollit.

Homazhet me portretet e Maradonës, në qytetin jugor italian u bënë duke shpërfillur edhe masat e rrepta “anti-covid”. Mendimit të Crucianit i’u bashkua edhe kolegu David Parenco. “Pa i hequr asgjë Maradonës që është një kampion i madh, një kampion i rrallë, por ka edhe lajme të tjera”.

Më tej ai tha se ”Në fakt, as na rr..het fare, trego të vërtetën. Pak më parë sapo më thoje, se përse duhet të emocionohemi kaq shumë, kur vdesin 700/800 mijë njerëz në ditë. Përse u dashka me pas këtë reagim. Pak më parë, a po më thoje përse duhet të bëjmë kështu për një drogaxhi, kokainoman, a më the nuk qahet një njeri i tillë”.

SHKARKO APP