George Soros bën parashikimin e zymtë: Koronavirusi mund të sjellë fundin e BE-së. Kapitalizmi mund të dëmtohet rëndë

Miliarderi i njohur George Soros në një intervistë të dhënë për “Independent” ka bërë disa parashikime të zymta në lidhje me pasojat e Covid-19 në mbarë botën.

Soros tha se koronavirusi mund të sjellë fundin e Bashkimit Europian, pasi, sic tha ai, BE “nuk është një bashkim i plotë”. Si shkak për këtë shqetësim ai ka përmendur vendimin e Gjermanisë mbi Bankën Qendrore Europiane.

Soros u shpreh se koronavirusi mund t’i japë po ashtu fund kapitalizmit, sic njihet tashmë ndërkombëtarisht. “Unë jam vecanërisht i shqetësuar për BE-në, sepse është një bashkim jo i plotë. Po ashtu, Covid-19 mund të bëjë që kapitalizmi që ne njohim sot të dëmtohet shumë rëndë”, tha ai.

George Soros deklaroi se koronavirusi “prek më lehtë Europën sesa SHBA-në, për shkak se BE mbështetet më shumë në shtetin e së drejtës”. “BE mbështetet më tepër në shtetin e së drejtës. Mirëpo, rrotat e drejtësisë ecin më ngadalë sesa virusi. Kjo krijon një problem të vecantë për unionin europian”, u shpreh Soros.

Soros tha se vendimi i Gjermanisë mbi BQE është një alarm serioz. Gjykata Kushtetuese gjermane javën e kaluar i dha ECB tre muaj për të shpjeguar proporcionalitetin e blerjeve të bonove të saj ose të rrezikojë të humbasë Bundesbank të Gjermanisë, një nga 19 bankat qendrore kombëtare që janë anëtare të BQE, si pjesëmarrëse. Ajo gjithashtu i bëri thirrje parlamentit dhe qeverisë gjermane të sfidojnë BQE për këtë çështje.

SHKARKO APP