Giorgio Armani ndihmon Italinë, 1.25 milionë euro donacione për luftën ndaj Covid-19
Stilisti me famë botërore, Giorgio Armani ka treguar edhe një herë se është një person me zemër të madhe duke bërë një gjest vërtet të shkëlqyer solidariteti.
Dizajneri italian dhe pronari i “Olimpia Milano”, vendosi të dhurojë deri në 1 milion e 250 mijë euro për Italinë në ndihmë të përmirësimit të ndihmave shëndetësore për të prekurit nga Koronavirusi.
Kjo u zbulua nga Armani Group përmes një deklarate për shtyp, në të cilën u njoftua se shuma u ishte dhuruar spitaleve Luigi Sacco, San Raffaele dhe Istituto dei Tumori në Milano, Spallanzani në Romë dhe gjithashtu para u dhuruan edhe për mbështetjen e aktiviteteve civile.