Gjashtë vendet themeluese të BE mblidhen në Berlin për të diskutuar për Britaninë

Gjashtë vendet anëtare themelues të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Berlin për bisedime të mëtejshme në lidhje me votën e Mbretërisë së Bashkuar për të lënë bllokun.

Ministrat e jashtëm nga Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda do të shqyrtojnë procesin dhe shpejtësinë e daljes së Britanisë nga Unioni.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier është shprehur se BE nuk duhet të kalojë në paralizë dhe se nuk duhet të futet në depresin nga Brexit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëria e Bashkuar votoi në një referendum, ku 52% e qytetarëve votuan pro daljes nga BE dhe 48% pro qëndrimit në BE. Menjëherë pas këtij vendimi kryeministri David Cameron ka dhënë dorëheqjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?