Gjatë 2 muajve vdiqën më shumë civilë në Lombardi sesa gjatë Luftës së Dytë Botërore

“Në Lombardi ka pesë herë më shumë vdekje civile nga koronavirusi sesa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Kështu ka deklaruar komisari i Emergjencave Civile, Domenico Arcuri.

“Midis 11 qershorit të vitit 1940 dhe 1 majit 1945 pra në 5 vjet në Milano kanë humbur jetën 2 000 civilë gjatë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Lombardi për 2 muaj kanë vdekur 11. 851 civilë pra 5 herë më shumë. Prandaj ne duhet të veprojmë me kujdes gjatë fazës së rihapjes dhe rifillimit” – ka vijuar më tej Arcuri

Italia është shteti i dytë në botë pas SHBA-së për numrin e të vdekurve nga koronavirusi. Në shtetin fqinjë deri tani kanë humbur jetën 22 745 persona dhe janë 172 434 te infektuar me COVID-19.

SHKARKO APP