Gjenden disa nga trupat e pasagjerëve të AirAsia

 Zyrtarët indonezianë kanë thënë se kanë gjetur një numër të trupave që dyshohet tu përkasin pasagjerëve të avionit AirAsia, i cili ishte zhdukur para tre ditësh.

MetroTV raporton se ekipet e shpëtimit thanë se së paku gjashtë kufoma janë tërhequr në ngushticën mes Sumatra dhe Borneos, dhe dhjetë kufoma në një lokacion tjetër.

 

Stacioni televiziv shfaqi pamjet e një kufome të fryer, e cila tqrhiqej në bordin e një anijeje indoneziane.

 

Të afërmit e pasagjerëve që udhëtonin në AirAsia pritën në ankth lajmin për familjarët e t yre, ndërsa emrat e të gjeturve ende nuk janë të njohur për mediat.

 

Kontakti i fundit me fluturimin ishte në 06:12 të orës locale, kur piloti ka kërkuar leje për të tu ngritur në lartësi më të madhe, për të shmangur retë e rënda dhe stuhitë.

 

Pilotit i është dhënë leje për të ndryshuar kurs por jo për tu ngritur më lart, ër shkak të një tjetër fluturimi në të njëjtën rrugë. Asnjë sinjal shqetësimi nuk u dha para se avioni të zhdukej nga radari.

 

Humbja e AirAsia është fatkeqësia e tretë e ajrore që ka goditur Azinë Juglindore këtë vit. Në mars, Malaysia Airlines Flight MH370 ishte zhdukur gjatë rrugës për në Pekin me 239 persona në bord dhe katër muaj më vonë Fluturimi MH17 u rrëzua në rajonin e Ukrainës, në Donetsk, pranë kufirit me Rusinë, duke vrarë të gjithë 298 personat në bord.

 

SHKARKO APP