Gjendet bomba 100 kg, në Beograd
Në bulevardin Zoran Xhinxhiç është gjetur edhe një bombë, që peshon rreth 100 kilogram, të cilën me shpejtësia e kanë larguar pjesëtarët e sektorit për situata të jashtëzakonshme.
Sipas Tanjug, në byronë për marrëdhënie me publikun të MUP-it serb, kanë bërë të ditur se bomba është gjetur paraditen e së mërkurës në bulevardin Zoran Xhinxhiç, vetëm tri metra larg vendit ku mbrëmë është gjetur bomba e parë, transmeton lajmi.net.
Siç thuhet në ministrinë e brendshme, sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për një predhë nga Lufta e Dytë Botërore.