Gjendet i masakruar brenda qelisë së burgut ish-mësuesi pedofil që abuzoi me mbi 200 fëmijë

Një nga pedofilët më të këqij dhe më të tmerrshëm në Britaninë e Madhe, i cili abuzoi seksualisht me mbi 200 fëmijë, është qëlluar dhe ka ngelur i vdekur teksa ishte në burg.

Ish-mësuesi dhe fotografi Richard Huckle, mbante shënime dhe shprehte mendimet e tij në atë që njihet si “dark web”, në lidhje me përdhunimet dhe krimet që kryente ndaj vogëlushëve malaizianë, duke filluar nga mosha 6 muajshe.

Huckle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, u gjet i vdekur në qelinë e tij në Yorkshire të dielën. Mediat britanike raportojnë se ai ishte qëlluar më një thikë apo mjet tjetër të mprehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pedofili 33-vjeçar nga Ashford, Kent, u dënua në qershor të vitit 2016, pasi pranoi 71 akuzat për abuzim seksual me fëmijë në 12 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Huckle fotografonte dhe u bënte video viktimave të tij. Më pas i shpërndante ato dhe ua tregonte pedofilëve të tjerë në një sajt të quajtur “The Love Zone”, pjesë e “dark web”.

Si të mos mjaftohej me krimet dhe përdhunimet e vogëlushëve, Huckle mundohej të bënte para përmes shitjes së materialeve filmike dhe fotove.

Ai u dërgua në burgun Full Sutton, bur për meshkujt e kategorisë A dhe B, 10 milje larg nga Yorku. Në këtë burg mbahen kriminelët më të rrezikshëm të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?