Gjendet i pajetë azilkërkuesi shqiptar në Francë

Një i ri shqiptar është gjetur vdekur mëngjesin e sotëm në Francë. Trupi i viktimës u gjet në një autostradë në Metz. Media franceze “Francebleu.fr” raporton se viktima është një 26-vjeçar azilkërkues.

Deri më tani thuhet se ai u përplas pas një aksidenti që ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”. Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.

Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?