Gjendet i vdekur gazetari, shkaqet mbeten ende mister

Gazetari rus dhe analisti politik, Igor Malashenko është gjetur i vdekur në Spanjë ditën e djeshme.

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë gjatë mëngjesit të sotëm nga mediat ruse. Ende mbeten mister shkaqet e vdekjes së tij.

Po ashtu mediat ruse kanë shkruar se në vitin 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit Boris Yeltsin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu gazetari ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të Ksenia Sobchak për zgjedhjet e presidenciale ruse në mars të vitit 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë këtu se ajo u cilësua si rivalja e Putinit, por ky i fundit arriti t’i fitojë zgjedhjet duke u shpallur president i Rusisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?