Gjendet i vrarë në banesë miliarderi rus

Miliarderi rus Dmitry Bosov është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij, në fshatin luksoz të Usovo në periferinë elitare të Moskës.

Bosov i cili është zotërues i një koorporate botërore të qymyrit u gjet nga e shoqja në palestrën e tij private, mbyllur me çelës. Dyshimet janë se miliarderi ka vrarë veten.

Bosov, 52 vjeç, u rendit në vendin e 86-të në listën e Forbes për miliarderët më të pasur rusë me një vlerë neto prej 1,1 miliardë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte një aksioner kryesor dhe kryetar i bordit të Alltech Group, një firmë investimesh që administron qymyr dhe kompani të tjera të energjisë dhe pasurive të patundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?