Gjendet kura për Covid 19? Trump: Ky ilaç dha rezultat! Veproni menjëherë, njerëz po vdesin
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dhënë një shpresë të mirë për të gjithë të prekurit nga koronavirusi, ku deklaron se një kombinim ilaçesh konkretisht ‘hydroxychloroquine & azithromycin’ janë efektive dhe se ky ilaç do të ndryshojë të gjithë historinë e mjekësisë. Kjo është shpresa që Autoriteti i Barnave dhe Ushqimit (FDA) ka dhënë në SHBA përmes testeve të saj. Sipas Trump kjo kurë duhet të fillojë të përdoret menjëherë pasi njerëz janë duke vdekur.
“HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra së bashku, kanë një shans të vërtetë për të qenë një nga ndryshuesit më të mëdhenj në historinë e mjekësisë. FDA ka zhvendosur malet. Faleminderit! Shpresojmë se këto barna do të vihen në përdorim sa më parë. Veproni shpejt, njerëzit po vdesin. Zoti i bekoftë të gjithë”, shkruan Trump
Po çfarë janë konkretisht këto barna? Hydroxychloroquine përdoret për të parandaluar dhe trajtuar sulmet akute të malaries, ndërsa Azithromycin është përdorur për të trajtuar shumë lloje të ndryshme të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, të tilla si infeksione të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës, infeksione në vesh, infeksione në sy dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Në teste kryera në disa pacientë në Kinë, por ende të pa miratuar zyrtarisht, këto ilaçe kanë rezultuar efikase ndaj covid 19. Azitromicina e shtuar në Hydroxychloroquine ishte dukshëm më e efektshme për eliminimin e virusit. Përdormi i tyre tek disa pacientë zhduku ngarkesën virale të covid 19.
Këto teste por dhe miratimi i presidentit Trump për të lejuar përdorimin e tyre si kurë ndaj koronavirusit duket se jep shpresa të mira se covid 19 mund t’i jetë gjetur kura ose të jemi afër një të tille.