Gjendet testamenti i një vajze nën rrënojat, parandjeu tërmetin. Amaneti i fundit ”nuk do plotësohet”

Nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ka shumë ngjarje dhe rrëfime të trishta, përpos tragjedisë më të madhe me mbi 44 mijë viktima.

Ayşegül Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Hatay të Turqisë. Bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj. Një parandjenjë e frikshme e vajzës.

“Në rast se ndodh diçka, gjithçka kam në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë ato për haxh dhe umre”, shkruhej nën letër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira e të resë nuk u plotësua, pasi edhe nëna e saj ndërroi jetë nga tërmeti. I gjithë floriri që gjendej në çantën e Ayşegül Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?