Gjendet trupi i shefit të anti-drogës për Ulqinin e Tivarin, policia malazeze: Dyshohet për vrasje
Një trup i pajetë është gjetur pranë bregut të Bunës, në fshatin Shëngjergj të Ulqinit. Policia e Malit të Zi konfirmon se trupi i gjetur i përket shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin, Rudolf Elezovic.
Gjithashtu burime nga policia Malazeze, të pakonfirmuara ende, bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, rezulton se kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje.
Elezovic rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune.
Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.
Përveç autoriteteve malazeze, hetimet i ka nisur dhe Prokuroria dhe Policia e Shkodrës. Fillimisht ato përqendruan tek një rrëmbim i mundshëm nga grupet kriminale të trafikut të drogës. Më pas, hetimet ndryshuan rrjedhë.
Mediat malazeze thanë se ai mund t’i fshihej policisë pasoi një bashkëpunëtor i drejtësisë e implikonte në trafikun e 2 ton kanabis, që u kap vitin e kaluar pranë kufirit me Shqipërinë.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014. Së fundmi punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në Ulqin e Tivar. /Abc News