Gjenerali i pa*ëshirshëm, ”leopardi” që do të riorganizojë ushtrinë ukrainase
Lufta ruse në Ukrainë vijon ende. “Pedantik dhe i përpiktë, gjeneralkoloneli Oleksandr Syrsky është një nga ata oficerë me përvojë që përgatiten për të gjitha rrethanat e paparashikuar”. Kështu e përshkruante Washington Post gushtin e kaluar. Syrsky të cilin Zelensky e emëroi dje shef shtabi, ka zgjuar shumë zëra.
Sipas Spiegel, ishte ideja e tij për të shpërqendruar rusët në Lindje për të marrë Khersonin në Jug dhe ishte ai që e identifikoi fshatin Balakliya si pikën e dobët për të thyer linjat ruse. Por atribuimi i kësaj merite mbetet një legjendë.
CV-ja e tij ia vlen të shikohet. Pesëdhjetë e tetë vjeç, pra më i madh se Zaluzhny i cili është tetë vjet më i ri, Syrsky nisi arsimimin ushtarak në kohën sovjetike në Moskë, ku në 1982 u diplomua në Shkollën e Komandës së Lartë. “Një nga ironitë e hidhura të kësaj lufte”, sipas Spiegel.

KOHA JONË SONDAZH

