Gjenerali kroat pi helm në sallën e gjyqit në Hagë

I akuzuari për krime lufte, Slobodan Praljak, ka pirë helm në Tribunalin e Hagës pas shpalljes fajtor. Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Nuk jam kriminel lufte dhe nuk e njoh këtë aktgjykim”,- i ka thënë Slobodan Praljak gjykatësit Carmel Agius, i cili i ka kërkuar që të mos bëjë komente. Praljak ka nxjerrë një shishe të vogël duke thënë se po pi helm. Më pas gjykatësi ka urdhëruar që shishja e vogël të mbetet në gjykatë, më pas janë thirrur mjekët dhe helikopteri.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës. Praljak është një politikan dhe shkrimtar kroat, që gjatë luftës me Serbinë u angazhua në ushtri Gjeneral dhe Anëtar i Këshillit të Luftës.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/745313185658221/

SHKARKO APP