Gjermani-Austri bashkë kundër emigrantëve

Policia federale austriake, ajo gjermane dhe policia e landit të Bavarisë, kanë nisur për herë të parë kontrollet me patrulla treshe në zonën kufitare mes të dy vendeve.

Fokusi është në vendkalimin Austri-Itali-Brenner, aty ku ka pasur dhe probleme më të mëdha me emigrantët. Ndonëse normalisht në hapësirën “Schengen” nuk duhet të ketë kontrolle kufitare, mjaft shtete të BE-së i kanë zgjatur masat e verifikimeve në kufi, në kundërshtim me dëshirën e Komisionit Europian.

Kontrollet e përbashkëta, sipas tyre, përforcojnë gjithmonë e më shumë veprimet kundër krimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonën “Schengen” të 26 vendeve europiane kontrollohen zakonisht vetëm kufijtë e jashtëm. Megjithatë, që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, Gjermania dhe vendet e tjera kanë rivendosur kontrollet edhe në kufijtë e tyre të brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?