Gjermani, dorëhiqet pas kritikave shefi i departamentit për refugjatët
Kreu i departamentit të qeverisë gjermane, i ngarkuar për procesin e kërkesave për azil dha sot dorëheqjen, për arsye personale.
”Manfred Schmidt, kryetar i Zyrës së Migrantëve dhe Refugjatëve (BAMF), ka kërkuar që të lirohet nga detyrat e tij”, – tha Ministria e Brendshme gjermane.
Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere ka pranuar kërkesën, pa dhënë asnjë informacion mbi një pasardhës të mundshëm.
Schmidt u vendos në krye të BAMF me bazë në Nuremberg në dhjetor të vitit 2010.
Ka pasur kritika të shumta ndaj zyrës së tij për dështimin, për të rritur kapacitetin përballë krizës aktuale të refugjatëve.
Më shumë se 250 000 aplikime për azil janë aktualisht në pritje, mes tyre edhe shumë shqipatrë.
Kryeministri i shtetit të Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer, vuri në dukje këtë javë se ndërsa Zvicra përfundoi procesimin e aplikimeve për 48 orë dhe Holanda në 11 ditë, Gjermanisë iu deshën më shumë se pesë muaj