GJERMANI – Incident në Bundestag gjatë përkujtimit të rënies së Murit të Berlinit

Me kitarë në dorë, Wolf Biermann, i njohur për humbjen e nënshtetësisë së ish-Republikës Demokratike Gjermane në vitin 1976, mori fjalën duke sulmuar me tone të ashpra partisë e së majtës radikale, duke e konsideruar atë si ”një mbeturinë mizerabël të gjithçkaje që për fat ishte tejkaluar”.

Këto fjalë nuk i pëlqyen kryetarit të parlamentit, Norbert Lammert, i cili iu kundërpërgjigj Biermannit se “fjalën mund ta marrësh vetëm kur të zgjidhesh në parlament”.

“Këtu jeni vetëm për të kënduar”, theksoi Lammert. “Unë nuk e kam humbur zakonin për të folur as në Republikën Demokratike Gjermane dhe sigurisht që nuk do ta bëj as këtu”, ishte përgjigjja e menjëhershme e Biermannit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, Biermann këndoi një këngë të repertorit të tij si disident me titull ”Ermutigung” (”Nxitje”). 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?