GJERMANI – Moscovici: Një dalje e Greqisë nga eurozona do të ishte një katastrofë
Komisioneri Evropian, Pierre Moscovici theksoi sot në një intervistë për shtypin gjerman se një dalje e Greqisë nga euro do të ishte një katastrofë që do të mund të njoftonte fillimin e fundit për zonën euro.
“Ne jemi të gjithë dakord në Evropë me faktin se një ”Grexit” do të ishte një katastrofë, për ekonominë greke, por gjithashtu edhe për gjithë zonën euro”, theksoi Moscovici, sipas propozimeve të njpftuara në gjermanisht nga e përjavshmja ”Spiegel” që do të publikohet nesër. Sipas Moscovicit, zona euro është më shumë se një zonë shkëmbimesh, ajo është një union monetar. Nëse një vend lë këtë union, të gjitha tregjet do të kërkojnë menjëherë se cili do të jetë vendi i ardhshëm dhe kjo do të mund të jetë fillimi i fundit të eurozonës. Skenari për një dalje të Greqisë nga zona euro u rishfaq sërish, veçanërisht në Gjermani, ku ministri i Financave, Wolfgang Schäuble theksoi se nuk mund të përjashtonte një dalje të çrregullt të Greqisë nga euro një “Grexident”, nëse qeveria e majtë radikale e Aleksis Cipras nuk arrin një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë.