Gjermani, në 2014 janë kryer 10 541 krime nga të djathtët ekstremë

Mësohet se sulmet me objektiv kampet e refugjatëve në Gjermani të ndodhura në vitin 2014 në krahasim me 2013 kanë shënuar një rritje 3 herë më shumë, ku numri i rasteve ka vajtur në 150, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Gjermanisë në përgjigje të pyetjeve të parlamentareve, konkretisht nga Zv.Kryetarja e Bundestagut të partisë së majtë "Petra Pau” në lidhje me krimet e kryera nga të djathtët ekstremë ka theksuar se vitin e kaluar janë kryer 10 541 krime nga të djathtët ekstremë, ndërsa 496 prej tyre kanë qenë me natyrë sulmi. Ministria ka theksuar se në këto sulme janë plagosur 431 persona.

Gjithashtu është theksuar se në lidhje me krimet e kryera nga 5 056 të dyshuar janë ndaluar përkohësisht 96 prej tyre dhe 5 persona janë arrestuar. Ndërsa sulmet me objektiv kampet e refugjatëve në vend në krahasim me vitin 2013 duke u rritur 3 herë më shumë kanë arritur në 150 raste të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krimet e kryera nga të djathtët ekstremë në vitin 2013 janë regjistruar në 11 761 raste. Ndërsa në 574 sulme të organizuara nga të djathtët ekstremë në vitin 2013 janë plagosur 561 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?