Gjermani, numri i të papunëve mund të kalojë 3 mln gjatë verës
Për herë të parë pas një dekade, numri i të papunëve në Gjermani pritet të kalojë 3 mln për shkak të covid-19.
Kreu i Shërbimit Federativ të Punësimit, Detlef Seele, u shpreh në një intervistë televizive ditën e sotme (23 qershor) se në muajt e verës të papunët do të jenë më shumë se 3 milion por ai shpreson që situata të përmirësohet në vjeshtë.
Në të njëjtën kohë, kreu i Shërbimit Federal të Punësimit beson se femrat preken tre herë më shumë nga kriza e koronavirusit, pasi shumica prej tyre bëjnë punë sezonale ose me kontrata me afat të caktuar.
Për më tepër, ato marrin paga më të ulëta dhe kanë më shumë ngarkesa familjare për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.
“Ne po përjetojmë situata të pazakonta me përmasa historike edhe në fushën e punësimit. Në fund të muajit prill, punëtorët me kohë të pjesshme u vlerësuan në 6,000,000. Nga ana tjetër, nuk ka indikacione deri më tani që kompanitë po planifikojnë të shkojnë nga orët e reduktuara në oraret e plota,” shkruan Deutsche Welle në një artikull.