FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermani, rreth 30.000 azilkërkues në ilegalitet?

“Nuk mund të përjashtohet, që azilkërkuesit që janë të detyruar të kthehen në atdhe dhe ende ekzistojnë në regjistrin e të huajve ndërkohë të jenë kthyer, ose të kenë dalë në ilegalitet pa i vënën në dijeni autoritetet përkatëse sipas ligjit”, i tha një zëdhënës i Ministrisë  së Brendshme gazetës “Bild”. Me fjalë të tjera: Autoritetet gjermane nuk dinë asgjë, se ku ndodhen këta njerëz.

Shifrën 30.000 gazeta e shpjegon, se në fund të vitit 2016 në regjistrin qendror të të huajve (AZR) ishin regjistruar si të detyruar të kthehen rreth 54.000 persona. Sipas Zyrës Federale të Statistikave vetëm 23.000 prej tyre kanë marrë ndihma sociale në bazë të ligjit për azilkërkuesit.

Një në gjashtë të huaj ka ardhur për arsye humanitare

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsej në ndërrimin e viteve ishin regjistruar 1,6 milionë azilkërkues në Gjermani. Brenda dy vjetësh numri i tyre është dyfishuar, sipas Zyrës Federale të Statistikave në Viesbaden. Gati gjysma e azilkërkuesve kishin si vend origjine  – Sirinë (455.000), Afganistanin (191.000) dhe Irakun (156.000).

Swiss Digital Mobile Reklama

Azilkërkues janë të huajt, që qendrojnë në Gjermani për arsye humanitare. Ndër to bëjnë pjesë njerëz, të cilët ndodhen në proces azilimi, refugjatë të pranuar sipas Konventës së Gjenevës, të ashtuquajtur në mbrojtje shtesë, por edhe azilkërkues të refuzuar, që vazhdojnë të qendrojnë në Gjermani.

Në 392.000 të huaj të tjerë nuk mund të përcaktohet qartë, nëse vërtetë kanë nevojë për mbrojtje ose jo, e për këtë arsye ata nuk përfshihen në këtë kategori.

/DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?