FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermani, SPD voton për një koalicion të ri me Angela Merkelin

Socialdemokratët gjermanë, SPD, ranë dakord sot që të lenë mënjanë mosmarrëveshjet rreth ribashkimit në një qeveri me kancelaren Angela Merkel dhe të votojnë me një maxhorancë të dukshme për të zhvilluar edhe një herë negociata për një tjetër qeveri të re me konservatorët, që quhet ndryshe edhe si koalicioni i madh.

Nga të 642 delegatët që morën pjesë në konferencën e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD), e zhvilluar në ish-kryeqytetin Bon, 362 votuan pro rifillimit të negociatave me kancelaren Merkel, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Shumë anëtarë të SPD-së besojnë se partia duhet të dalë në opozitë për të patur shansin e rigrupimit dhe rigjallërimit pas rezultatit më të keq që nga 1949-ta, arritur në zgjedhjet e shtatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?