Gjermani- Vetëm shpenzimet e largojnë krizën
Angela Merkel duhet të përballet me ngadalësimin e mprehtë të ekonomisë gjermane, e cila gjithashtu do të ketë efekte negative në vendet e tjera evropiane. Por, në kundërshtim me ashpërsinë e zakonshme buxhetore të Kancelarit, Të Gjelbërit që janë fituesit e zgjedhjeve të fundit kanë një recetë të kundërt. Dhe e ardhmja mund të jetë vërtet një vjeshtë “më jeshile” dhe e ngrohtë.
Nga Daniel Mosseri
Teknikisht nuk është në recesion, “por perspektivat e ekonomisë gjermane nuk janë më dhe aq rozë”. Robert Lehmann nga Qendra e Makroekonomisë IFO, një instituti prestigjoz i kërkimit ekonomik në Mynih, shpjegon: “Për momentin ekonomia në tërësi nuk është në recesion, edhe pse prodhimi i përgjithshëm qe në rënie në tremujorin e dytë”.
Ndërkohë, të dhënat e ndjeshmërisë së investitorëve janë në rënie, ata janë ulur në -44.1, krahasuar me -24.5 që kanë qenë në muajin korrik. “Shpresoj, shton Lehmann, se do të ketë një rikuperim të vogël në tremujorin e tretë falë rritjes së sektorit të ndërtimit dhe kërkesës në sektorin privat”. Ndërkohë edhe industria po ecën në trajektore rënëse: indeksi IFO që mat ndjeshmërinë në sektorin e prodhimit ra nga -2.1 përqind në qershor në -5.7 përqind në korrik.
Niveli më i ulët që nga nëntori 2012. “Prodhimi tashmë është në recesion”, vëren ekonomisti. Gjermania është rritur pothuajse ekskluzivisht në eksporte për disa dekada “dhe në këtë kohë lufta doganore mes Kinës dhe Sh.B.A., e ka bërë problematike varësinë nga eksportet,” pranon Lehmann. Lokomotiva evropiane nuk po funksionon më dhe ISTAT-i gjerman e konfirmon këtë: në qershor eksportet nga Gjermania shënuan rënie me 8 përqind, rënia më thellë në bazë vjetore që nga korriku 2016.
Edhe dalja e afërt e Mbretërisë së Bashkuar nga BE sjell reumatizëm në kyçet e ekonomisë gjermane: sipas një studimi të IË në Këln, një “Brexit i vështirë” mund tu kushtojë 3 miliardë euro në vit kompanive gjermane.
Ka edhe më keq: “Ne vërejmë rënie të mprehtë të kërkesës për mallra industrialë në shkallë globale,” shton Lehmann. Shkurt, i ftohti i vjeshtës po vjen me probleme për qeverinë e Angela Merkel.
Nga zgjedhjet në Brandenburg dhe në Saksoni në Shtator dhe më pas në Thuringia në Tetor, kancelarja priste dhe së paku barazimin e madh nga krahu i djathtë: në tre Landet lindore sovranistët e Alternativës Për Gjermaninë kanë ecurinë më të fortë pas CDU në votime, patia që Merkel muaj më parë ia besoi Annegret Kramp-Karrenbauer.
Paqëndrueshmërisë së politikës i shtohet tani pesha e rëndë i ekonomisë. Por nëse Berlini qan, Roma dhe Brukseli së paku nuk kanë si të qeshin, thotë Lehmann: “Me hipotezën se prodhimi gjerman do të mbetet në recesion edhe për dy tremujorët e tjerë, industritë e vendeve fqinje do të vuajnë gjithashtu”. Arsyeja qëndron në ndërvarësinë: “Sektori i automobilave, për shembull, importon 21 përqind të produkteve të ndërmjetme nga Italia”.
Problemet më të shumta e presin Poloninë dhe Republikën Çeke (ku është selia e Skodës, grupi VË). Ka edhe shkaqe më rënduese në rënien e sektorit të automjeteve, duke e bërë këtë një sezon të keq.
Të përkushtuar në transformimin drejt modeleve me energji elektrike ose hidrogjen dhe të zhytur në rënien globale të shitjeve, prodhuesit e makinave po investojnë në kërkime dhe zhvillim, në kurriz jo vetëm të punësimit, por edhe të të gjithë industrive të tjera të lidhura me industrinë e automobilëve.
Dieselgate, nuk po njeh fund dhe gjyqtarët administrativë vazhdojnë të ndalojnë hyrjen e makinave me naftë në qendrat historike. Kështu, besimi ka rënë “dhe gjithnjë e më shumë kompanitë pretendojnë se do të zvogëlojnë prodhimin në tremujorin tjetër”. Me 410,000 punonjësit e saj në shkallë globale, BOSCH është furnizuesi i parë i përbërësve të automobilave, jo vetëm në Gjermani.
Në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung, Drejtori i Përgjithshëm i grupit, Volkmar Denner, vuri në dukje se industria e makinave po rritet “shumë më pak sesa kishim menduar një vit më parë” dhe foli për pushime të detyrueshme, plane të daljes në pension të parakohshëm dhe uljen e numrit të punëtorëve të përkohshëm. Në Gjermani qeveria mund të aktivizojë masa të ngjashme me kontratat e solidaritetit, duke integruar pagat e atyre që kanë kaluar një ulje të detyruar të orarit të punës. “Mjetet për të amortizuar rënien e prodhimit, të cilat na kanë nxjerrë nga kriza 2008-09, janë akoma në dispozicion dhe mund funksionojnë mirë”, përfundon Lehmann.
Duke konfirmuar veten si bastioni i mendimit liberal mbizotërues në ekonominë e Gjermanisë, IFO e mohon që vendit i duhet një nxitje për të kapërcyer thellësinë e krizës. Por Të Gjelbërit nuk mendojnë kështu. Për ata sistemi prodhues siç është sot nuk mund ta përballojë krizën.
Frika që pranohet gjerësisht është: në zgjedhjet bavareze në tetor 2018, Të Gjelbërit morën gati 18 përqind të votave dhe më pas në zgjedhjet evropiane kaluan në 20.5 për qind në nivel federal. Që kur Merkel rrëmbeu “partinë e diellit që qesh” në betejën kundër energjisë bërthamore duke mbyllur termocentralet bërthamore gjermane në 2011 dhe dekretuar Energieëende (përparim energjetik), ekologjistët janë në një proces të thellë riorganizimi.
Të Gjelbërit janë sot një parti e borgjezisë urbane e interesuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, dhe që nuk pozicionohen më apriori majtas. Pas rënies vertikale të Social Demokratëve (nga 38 përqind në 2002 në 12 përqind në sondazhet e fundit), Të Gjelbërit janë një kandidat për t’u bërë forcë qeveritare; dhe në të ardhmen partia e tyre, që udhëhiqet që prej vitit 2018 nga karizmatiku Robert Habeck, ka të gjithë shanset të jetë në një koalicion të mundshëm me CDU.
Presidentja e grupit të punës “Ekonomia dhe Financat” e të Gjelbërve, Katharina Beck, shpjegon recetën e partisë së saj kundër krizës. Dhe ka lajme. Lëvizshmëria dhe inovacioni i qëndrueshëm janë dy pikat e para të prekura nga Beck. Në kohët e fundit, industria gjermane ka prodhuar shumë vetura, duke lënë pas dore digjitalizimin dhe “likuiditetin” e ekonomisë.
Kështu që sot “në mesin e 30 kompanive më të mira digjitale globale ekziston vetëm një gjermane, SAP” sjell në vëmendje Beck. Por për të zhvilluar lëvizshmëri të qëndrueshme tek makinat elektrike dhe sistemet e integruara dhe ‘të zgjuara’ të transportit publik, nevojiten investime të mëdha në infrastrukturë, të cilat kompanitë nuk mund t’i përballojnë vetëm.
Sipas Beck, shteti duhet të ndërhyjë duke vendosur një raport të ri: “Mbajtja e Schëarze Null (shpenzime zero)”, thotë Beck, duke iu referuar politikës së balancuar të buxhetit të vendosur nga ish-ministri i Financave Wolfgang Schäuble dhe i respektuar nga pasardhësi i tij social demokratik Olaf Scholz, “ishte pozitive në të kaluarën: tani duhet të mendojmë për rregulla të reja investimesh “.
Beck është e kujdesshme. Askush në Gjermani nuk e konteston politikën e ashpërsisë, por ashpërsia duhet zbutur: Schäuble kaloi në “pension” në fillim të legjislaturës me zgjedhjen si president i Bundestagut dhe Scholz përfaqëson një parti, objektivi kryesor i së cilës është mbijetesa.
Dhe duke qenë se borxhi publik i Gjermanisë është në 60.9 përqind të PBB-së kundrejt një mesatareje prej 85.1 përqind në eurozonë, është koha që të Gjelbrit të hapin zinxhirin e çantës.
“Ne duhet të kalojmë nga një politikë jo investimesh në një politikë investimesh; që nuk do të thotë se i themi lamtumirë shtrëngimeve”. Beck përdor termin “borxh i frenuar ” me të cilin gjermanët masin kriteret e konvergjencës së Traktateve të BE-së.
Fjalët e menaxheres së gjelbër janë të matura, por njoftojnë një revolucion kopernikan: obsesioni i dyshes Schauble-Merkel për parametrat e Mastrihtit e ka ulur sistemin e infrastrukturës gjermane, Mbrojtja po loton dhe në fushën dixhitale vendi është i vonuar.
Të Gjelbërit gjithashtu kanë propozime inovative në lidhje me ecurinë e taksave dhe taksimin e mallrave jo prodhuese; por risia e vërtetë mbetet kapërcimi i “zero shpenzimeve”.
Një ide tjetër që Merkel, me shpresën për të mos mbyllur përvojën e saj të gjatë të qeverisë, duke i lënë gjermanët në krizë, edhe mund tua rrëmbejë. /Revista PANORAMA
SCAN Magazine