Gjermani vs Itali / Pse COVID-19 po luftohet më mirë në ekonominë e katërt të botës?
Në dhjetë ditët e fundit, Gjermania ka kapërcyer disa vende në listën e shteteve, shkalla e infeksionit të të cilave po arrin një nivel dramatik, duke e sjellë atë në vendin e gjashtë në numrin e rasteve të raportuara zyrtarisht, pas Kinës, Italisë, Iranit, Spanjës dhe Koresë së Jugut.
Gjermania ka një kurbë të pjerrët ngjitëse. Numri i infeksioneve është shumëfishuar rreth 14 herë gjatë dhjetë ditëve të fundit. Nëse gjermanët mund ta amortizojë këtë prirje me distancim shoqëror dhe masa të tjera, ata do të kenë arritur të rrafshojnë kurbën e shkallës së tyre të infeksionit.
Autoriteti raportues i qeverisë gjermane është Instituti Robert Koch (RKI). Megjithëse rastet e infeksionit janë përhapur tani në të gjithë vendin, numrat nga RKI tregojnë ende një pellg infektimi të vendosur në tre pika të nxehta: Baden Württemberg, Rheinlanda e Veriut, Westfalia dhe Bavaria, që së bashku përbëjnë 11,002, ose 59%, të 18.610 infeksioneve të Gjermanisë.
Ekziston një ndryshim i madh midis demografisë Covid-19 të Gjermanisë dhe asaj të zonës së nxehtë pan-evropiane të Italisë. E para është se sulmi i Covid-19 mbërriti në sezonin e skive në Itali, kështu që shumë gjermanë që fillimisht kontraktuan virusin e bënë këtë në Itali, kjo është arsyeja pse, për momentin 70% e të gjitha rasteve të raportuara në Gjermani mbesin në mesin e të rinjve, ose më gjerësisht, midis jo-të moshuarve, midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Kjo pasi kryesisht është kjo grupmosha ka mundësitë fizike të shkojë për ski në Itali. Natyrisht, shtresat demografike vendase, të moshuarit në Itali u ekspozuan herët dhe shpejtë.
Por ndryshimi parësor dhe më befasues midis popullatës gjermane të infektuar dhe asaj të botës është shkalla e vdekshmërisë. Nga 18.610 raste deri më tani, vetëm 46 gjermanë kanë vdekur. Vdekshmëria e gjermanëve Covid-19 është 0.29%, ose rreth 30 herë më pak se ajo e Italisë. Ky është një ndryshim i madh.
Përveçse virusi në Gjermani fillimisht ka kapur një popullatë të re, shkalla e vdekshmërisë së vogël në Gjermani është gjithashtu një rezultat i faktorëve në terren: respiratorë të mjaftueshëm dhe shumë shtretër të kujdesit intensiv, një rezervë e gatshme e furnizimeve personale mbrojtëse për stafin shëndetësor një modul suksesi në izolimin e popullatës më të vjetër dhe më të rrezikuar. Italia u kap në befasi, sepse popullsia e saj, edhe të moshuarit, nuk e morën seriozisht paralajmërimin mbi rrezikun që iu kanosej për shkak të koronavirusit. Kështu, Italia nuk kishte kohë të përdorte strategjinë e rrafshimit të kurbës së infektimit në mënyrë që të mos mbingarkonte spitalet e saj.
Spitalet e Gjermanisë janë përgatitur në një mënyrë vërtet interesante dhe të mirë. Hotelet gjithashtu po rregullohen për t’u shndërruar në spitale, për t’i ardhur në ndihmë pacientëve COVID-19. Gjermania ka një disponueshmëri të raportuar të rreth 20,000 shtretërve të kujdesit intensiv, që është shumë, duke pasur parasysh popullsinë e saj prej 82 milionësh, por që, si në çdo vend gjatë një pandemie, mund të mos jetë e mjaftueshme.
Burimi: Forbes – SCAN