FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania do të dorëzojë Carles Puigdemont në Spanjë

Prokuroria e Përgjithshme e landit Shlesvig-Holshtajn ka bërë të ditur të martën se do të esktradojë në Spanjë ish-kreun e qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont. Gjermania do të ekstradojë Carles Puigdemont. Të martën (03.04) Prokuroria e Përgjithshme e landit Shlesvig-Holshtajn ka bërë të ditur se do të esktradojë në Spanjë ish-kreun e qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont.

Drejtësia spanjolle e akuzon Puigdemont për rebelim për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. Prokuroria e landit gjerman ka bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë të Landit për ekstradim mbi bazën e fletëarrestit.

Gjermania mbështeti Spanjën

Swiss Digital Desktop Reklama

Carles Puigdemont u arrestua në fund të marsit në Gjermani. Ai priti disa ditë vendimin në burgun e Neumünsterit pasi shqyrtimi i dokumentacionit konsiderohej shumë kompleks.

Swiss Digital Mobile Reklama
Puigdemont in Neumünster (picture-alliance/dpa/M. Christians)Puigdemont qëndroi në burgun e Neumünsterit

Qeveria gjermane ishte shprehur se nuk do të rëndohen marrëdhëniet me Spanjën për shkak të ish-kryetarit të qeverisë katalanase, Carles Puigdemont. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh pas arrestimit të Puigdemont, se rasti është trajtuar sipas ligjeve gjermane e rregulloreve europiane në fuqi. “Spanja është një vend demokratik” dhe konflikti për Katalonjën duhet të zgjidhet “brenda të drejtës dhe ligjit kushtetues spanjoll”, kishtë thënë Seibert. Carles Puigdemont nuk kërkoi azil politik në Gjermani.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?