Gjermania i vendos zyrtarisht “ban” Hamasit
Qeveria gjermane ka ndaluar të gjitha llojet e aktiviteteve të Hamasit – tashmë të cilësuar si organizatë terroriste në vend.
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha: “Unë sot kam ndaluar plotësisht aktivitetet e një organizate terroriste, qëllimi i së cilës është të shkatërrojë shtetin e Izraelit”.
Do të thotë se do të jetë vepër penale të bësh takime në emër të Hamasit ose të përhapësh propagandën e tyre.
Faeser njoftoi gjithashtu se rrjeti pro-palestinez, i njohur si Samidoun, do të shpërbëhej brenda Gjermanisë.
Muajin e kaluar kancelari Olaf Scholz tha se anëtarët e tij kishin festuar “terrorin” e Hamasit në Izrael në rrugët gjermane.