Gjermania ka nevojë për 5 mln punëtorë. (Ja linku i aplikimit)
Gjermania ka pritur numrin më të madh me azilantë, dhe duket se në mesin e tyre mungojnë profesionistët. Për këtë arsye, shteti gjerman, deri në vitin 2030 do të ketë nevojë për 5 milionë punëtorë të rinj nga vendet tjera. Kjo do t’i kushtojë ekonomisë së saj 525 miliardë euro.
Ndër më të kërkuarit do të jenë punëtorët e kualifikuar, profesionistët mjekësorë dhe teknikë, si dhe hulumtuesit shkencorë. Ky konstatim del nga studimi i kompanisë këshillëdhënëse Korn/Ferry.
Për të aplikuar nëpërmjet internetit duhet të hapni një llogari në Zyrën Federale të Punësimit, ose mund të kërkoni punë direkt në kompanitë provate.
Klikoni KËTU
KOHA JONË SONDAZH

