Gjermania ka pak viktima dhe kjo falë infermierëve

Pandemia e Covid-19 ka prekur botën. Gjermania ka shumë më shumë të prekur se Franca, përkatësisht më shumë se 50,000 të infektuar krahasuar me 33,402 të Francës, mirëpo numri i vdekjeve është i ndryshëm. Në Gjermani kanë ndërruar jetë 321 persona, ndërkohë që në Francë 1,997. Situata paraqitet kritike edhe në Iran, ku nga 32,332 të infektuar, 2,378 kanë ndërruar jetë.

Ekspertët e shëndetit po përpiqen të analizojnë se çfarë ka bërë ndryshe Gjermania dhe ku qëndron suksesi i përballjes me Covid-19. Sigurisht që disa janë të mendimit se Gjermania është ende në fazën ku kanë qenë shtetet e tjera më parë, mirëpo të tjerë ekspertë (via CNN) thonë se sistemi mjekësor është një pikë kyçe në këtë pandemi. Ata u referohen infermierëve. Politika e Gjermanisë për të rekrutuar sa më shumë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe shumë shqiptarë, është e njohur tashmë.

Masat parandaluese, strukturat mbrojtëse, shtretërit dhe spitalet nuk kanë ndonjë ndryshim shumë të madh me vende të tjera të zhvilluara. Numri i infermierëve në krahasim me popullatën e përgjithshme. Gjermania ka 13.2 infermierë për 1,000 banorë dhe është shifra më e lartë në të gjitha vendet e prekura nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?