Gjermania publikon masat e reja antiterroriste

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere paraqet sot një sërë masash të reja kundër terrorizmit, më pak se tre javë pas një vale sulmesh të dhunshme që tronditën vendin.

Propozimet e diskutueshme thuhet se përfshijnë hedhjen poshtë të rregullave të konfidencialitetit të pacientit për të qenë më e lehtë për mjekët që të raportojnë krimet e planifikuara tek autoritetet, si dhe një propozim për zbutjen e rregullave për deportimin e të dyshuarve terroriste.

Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë, që prej katër sulmeve të dhunshme në hapësirën kohore të  një javë, në muajin e kaluar, tre prej të cilave të kryera nga azilkërkuesit, ku dy prej tyre pretendohen nga Shteti Islamik , me pasojë 12 të vdekur, tre prej të cilëve ishin sulmuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një konference vjetore për shtyp, muajin e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel u zotua për të garantuar sigurinë në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

De Maiziere, ministër i Brendshëm i Gjermanisë deklaroi dje se këto masa ishin ende në diskutim dhe se vetë ai nuk ishte dakord me të gjithë masat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?