Gjermania ”pushton” Europën
Ligjvënësit gjermanë të BE-së janë ata me ndikimin më të madh në Parlamentin Europian, pa llogaritur faktin që një gjermane mban dhe postin e presidentes së KE-së. Delegacioni i 96 eurodeputetëve gjermanë jo vetëm gëzon influencën më të madhe në tërësi, por është një më të mirët në raport me performancën.
Kjo është kryesisht për shkak të pozitave të larta në administratën e parlamentit, grupeve politike dhe komisioneve të mbajtura nga eurodeputetët gjermanë, dhe për shkak se ata kanë një prani të konsiderueshme në të gjitha grupet kryesore të Parlamentit.
Ndër eurodeputetët më të fuqishëm renditet Manfred Weber, i cili drejton grupin më të madh politik, Partinë Popullore Europiane, PPE, pasuar nga Heidi Hautala, nënkryetare e Parlamentit e cila ka pilotuar gjithashtu një sërë dosjesh mbi tregtinë ndërkombëtare.